MENU
klinika

Branko Merxhani

Gjyqi i komunistëve

19.08.2019 - 13:09

Kështu është quajtur, gjyqësisht dhe gazetarisht, procesi që u-shvillua në ditët e para të Shkurtit në sallën e madhe të godinës bashkiake. Përpara tryezës së trupit gjyqësor zinin vënd një tufë e madhe të akuzuarish, që, për një vëshgonjës të qetë, paraqitte një pamje mjaft interesante, një lesh-e-li ngjyrash, fytyrash, iderash dhe temperamentesh. Z. Dhimitri Goda, gjyqtari paqtuës i kryeqytetit, që plotësonte detyrën e prokurorit, foli në emër të së drejtës publike dhe duke analizuar pjesën më të madhe të veprimeve ilegale të të pandehurve, konstatoi se u sbulua një organizatë e fshehtë që kish për qëllim të propagandonte idetë komuniste dhe të përrnbysur regjimin shoqëror. Dhe me një ton që nuk linte as edhe dyshimin më të vogël mbi sinqeritetin e tij të rreptë, kërkoi nga trupi gjyqësor një vendim dënimi të pamëshirëshmë e shëmbëllor./Konica.al

 

 

 

 

Vetëm kur dëgjuam fjalimin e gjatë të zotëris së tij muarmë vesh se gjëndemi me të vërtetë përpara një gjyqi komunistësh dhe një organizate politike, që frymëzohesh nga methodat kryengritëse të Ideologjisë marksiste. Kryetari i organizatës, Zef Mola, student i semestrit të parë të Filosofisë dhe e vetmia fytyrë që vlente si një objekt studimi (sepse anëtarët e tjerë të grupit përbëheshin, pothua të gjithë, nga një tok nxënësish gjymnazistë, djem të njomë, të papjekur, ose nga disa punëtorë pa asnjë farë shkolle, analfabetë, dhe nga dy tre tipa fanatikë të kafeneve!) – ka përkthyer dhe shpërndarë broshura të propagandës komuniste, u ka shkruar dhe dërguar shokëve të tij buletine, letra, libra dhe të gjitha këto të frymëzuara nga një passion imitimi i parimeve shpëtimtare (!) të partisë së… Stalin-it !

Se nuk mund të ekzistojë dhe të lulëzojë një parti komuniste në Shqipëri, se Morfologjia shoqërore e tanishme e vëndit t’onë nuk paraqit asnjë mundësi, nevojë dhe dobi, për të shvilluar një veprimtari socialiste ekstremiste, por se mund të gjënden aty-këtu midis grumbujve pak a shumë të mësuar të Rinisë s’onë disa tipa të veçuar, disa fenomene të ekzaltuar, që ushqejnë një farë sympathi për idetë komuniste – këjo ka qënë pikëpamja jonë, e shfaqur edhe me rastin e gjyqit të bujëshmë e tragjik të Fierit, këtu edhe pak vjet ma parë …

 

 

 

 

 

Oë të arrijë “Shoqëria” të manifestojë tendenca të këtilla, qoftë në formë partie aktive, qoftë thjesht si Ideologji, kështu siç bëhet sot pjesërisht në vëndet e përparuara e të pasura siç janë b. f. Franca. Anglia etj. – duhet pikë së pari që “Shoqëria” të lartësohet në një shkallë shvillimi industrial të caktuar. Doktrina e materialismit historik mbështetet mbi tre parime themelore të shvillimit shoqëror:

  1. Baza ekonomike e grupëzimit njerëzor me gjithë kuptimin statik dhe dynamik të tij;
  2. lufta e klassave;

III. shvillimi i fuqive prodhonjëse të Shoqërisë.

Jetës s’onë shoqërore, periodicitetit t’onë ekonomik, strehës s’onë shtetërore e kombëtare, i mungojnë kryekëput të gjithë këta kushte.

Hidhni një sy në kartën sociografike të vendit t’onë, në anët e veriut, ku popullsia gjëndet edhe sot në fazën blegtorale t’ekonomisë, sundon akoma forma patriarkale: familja dhe fisi përbëjnë themelin e jetës e të bashkimit ekonomik. Në anët e mesme e të jugut, ku bujqësia tregon një farë shvillimi më të lartë dhe ku, për hir të tregtisë detare, jemi në marëdhënie me botën e jashtme, shkuam ca më përpara, d. m. th. – në Feudalismë. Pjesët më të shumta të tokave t’ona ndodhen nëpër duar të disa pronarve. Bujku nuk ka se si të punojë për vetëhe. Kemi vise ku nuk është futur akoma sot ekonomia e shkëmbimit monetar: çkëmbejmë plaçkën me plaçkë. Në ç’sasi arrin vlera e prodhimit bujqësor ndër ne, dihet. Sa për një prodhim industrial, as vlen të bëhet fjalë Gjithë Shqipëria tej-për-tej nuk ka më tepër se 20.000 punëtorë. Ligje shoqërore, asnjë. Organizime syndikare ose kooperative, po thua zero./Konica.al

E! në një vënd të tillë kush mund të mendojë, pa le të veprojë, sipas parimeve të Materialismit historik? – Vetëm një i çmendur!…

 

 

(“Përpjekja Shqiptare”, Viti III, Janar-Mars 1939)