MENU
klinika

Toka greke nuk njeh paqe

Greqia në alarm, shkundet për herë të dytë nga tërmeti

03.08.2019 - 21:05

Toka greke vijon të lëkundet nga tërmetet e njëpasnjëshme. Është regjistruar tërmeti i dytë për sot.

Pas lëkundjes 4.8 ballësh, raportohet se një tjetër tërmet 3.6 ballë i shkallës Rihter ka goditur zonën afër Zylokastros.

Mediet greke raportojnë se tërmeti ndodhi në det 30 kilometra në veri-perëndim të Korintit, para një ore.

Sipas një studimi të Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 14.9 kilometrash dhe u ndje në shumë zona përreth.