MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Greqia sërish në panik, tërmeti ‘shkund’ ishullin ku rri kryeministri

03.08.2019 - 17:12

Paniku nga tërmetet në Greqi është shtuar sërish teksa një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ra në distancë 71 km nga ishulli Karpathos dhe thellësi gati 10 km.

Informacioni u konfirmua nga Instituti Grek i Gjeodinamikës. Mediat helene shtojnë se nuk patur dëme materiale dhe njerëzore.

Në ishull ndodhet dhe kryeministri i ri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Në harkun kohor të 1 ditëve, Greqia u godit dhe nga dy tërmete të tjera: para 3 ditësh një tërmet me magnitudë 5.2 shkalla Rihter ra në ishullin e Kretës ndërsa një javë më parë 20 km veriperëndimi i Athinës ra tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Greqia shtrihet në një zonë të rrezikshme tektonike ku ndodhin shpesh tërmete.