MENU
klinika

Golat dhe rastet e ndeshjes

Griezmann shënon të parin/ Barça ‘shkatërron’ Napolin!

11.08.2019 - 12:29

Barcelona është shumë e fortë për Napolin e Ancelottit.

Në miqësoren e dytë brenda pak ditësh, skuadra katalanase ka fituar sërish ndaj nënkampionëve të Italisë. Në ballafaqimin e së shtunës, Barcelona triumfoi pastër, 4-0. Antoine Griezmann shënoi golin e tij të parë për këtë klub, që nga transferimi i tij prej 120 milionë eurosh nga Atletico Madrid, pas dopietës së Luis Suarez.

Ousmane Dembele realizoi golin e katërt kundër skuadrës së Carlo Ancelotti, e cila e humbi miqësoren e parë në Miami 2-1, të mërkurën.


Ishte një shfaqje inkurajuese nga Barça e Ernesto Valverde, pa të dëmtuarin Lionel Messi, përpara ndeshjes hapëse të saj në La Liga, ndaj Athletic Bilbao, të premten e ardhshme.

Telegrafisht, golat për kampionët e Spanjës u shënuan në këtë mënyrë: L.Suárez (48’), A.Griezmann (56’), L.Suárez (58’), O.Dembélé (63’).

Ndryshe nga miqësorja e parë, kur e nisi nga stolid he luajti vetëm 11 minuta, Elseid Hysaj startoi si titullar kësaj here, në të djathtë të mbrojtjes napoletane. Shqiptari u zëvendësua nga Di Lorenzo në minutën e 62-të.