MENU
klinika

Homazhet

Haradinaj: Dëshmorët kanë vënë themelet e Kosovës

04.08.2019 - 18:47

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar homazhe te lapidari i Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behlul.

Me këtë rast ai çmoi lart rolin e Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behlul për sakrificën që kanë bërë për liri, teksa tha se gjithë dëshmorët që i nderojnë sot, janë ata që i vënë themelet për këtë shtet.

Haradinaj, mes tjerash, tha se duhet bërë gjithçka që të largohen pengesat po iu bëhen njëri-tjetrit në Kosovë për t’u bërë shtet 100 për qind.

“Mos të harrojmë, se ne jemi përcaktuar të jemi shtet në mesin e gjitha shteteve jemi edhe ne Kosova. Dëshmorët që i nderojmë, janë ata që i vënë themelet për këtë shtet.

kolana e librave

Për qëllimet që janë të mëdha, ka dhe pengesa shumë. Një pjesë të pengesave ia bëjmë vetit dhe njëri-tjetrit. Nëse vazhdojmë t’i kalojmë këto pengesa, vazhdojmë të afrohemi nga një liri më e plotë, nga një shtet qind për qind shtet”, tha ai.

Edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, shprehu fjalët më të mira për dëshmorët që kanë rënë për liri të Kosovës. Ndërsa, Mulla, Jonuz Ramadani duke folur për dëshmorët, tha se veprimtaria e tyre ka qenë gjithmonë në shërbim të çlirimit të Kosovës

Pjesë e këtij tubimi kishte dhe përfaqësues të tjerë, të cilët përkujtuan dhe çmuan veprën e këtyre dy dëshmorëve.