MENU

Gjithçka që duhet të dini!

Hipolindja, stili ‘princëror’ i lindjes së fëmijës

19.08.2019 - 19:24

Teknika e vetëhipnozës do të jetë e mundur edhe në shtetin italian, pasi u bë e famshme në Britani.

Është një mënyrë lindjeje pa qetësues dhe e bazuar në vetëkontroll, frymëmarrje dhe relaksim gjatë procesit të lindjes së fëmijës. “Hipnolindja” është bërë mjaft e njohur në Britani, aq sa kanë përfituar edhe Shtëpia Mbretërore Angleze, ku Kate dhe Meghan e kanë përdorur këtë metodë gjatë lindjes së fëmijëve të tyre.

Teknika  është menaxhimi i vetëdijshëm dhe vullnetar i burimeve që i përkasin mendjes dhe trupit tonë”,shpjegojnë nga spitali në Torino. Prandaj është e nevojshme që nënat e ardhshme të aftësohen mirë për të arritur një gjendje qetësie dhe vetëkontrolli. Gratë mund të praktikohen me një grup mamish në javët e fundit të shtatzënisë, për t’u përballur më mirë me sjelljen në jetë të fëmijës.

Hipnoza mjekësore gjithashtu do të ketë efekte pozitive tek fëmija: “Qetësia e nënës rrit rrjedhjen e gjakut në placentë dhe oksigjenimin e fetusit”, shpjegojnë mjekët sipas medias italiane. Por hipnoza nuk funksionon për të gjithë.

Sipas studimeve të fundit, 60% e grave përgjigjen pozitivisht, 20% janë madje të afta të arrijnë një gjendje hipnozë aq të thellë sa mund t’i nënshtrohen operacionit pa anestezi dhe 20% nuk e pranojnë teknikën e hipolindjes.

Burimi: adn krnos