MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 20 gusht?

20.08.2019 - 08:00

636– Forcat arabe të udhëhequra nga Halid bin Ualid marrin kontrollin mbi Sirinë dhe Palestinën duke larguar Perandorinë Bizantine.

1000 – Themelohet Mbretëria Hungareze nga mbreti Stefani I i Hungarisë.

1866 – Presidenti amerikan Andrew Johnson formalisht shpall Luftën Civile në Sh.B.A. si të përfunduar.

Lufta filloi më 12 prill 1861. Që në fillim të 1858-s, konflikti mes Veriut e Jugut, për çështjen e skllavërisë, i detyroi udhëheqësit e Jugut të vendosin për shkëputje rajonale nga SHBA. Gjatë 1860-s, shumica e shteteve skllavopronare kërcënuan me shkëputje nëse Republikanët (Partia kundër skllavërisë) do fitonin zgjedhjet. Fitorja e republikanit Abraham Lincoln mbi Partinë Demokrate të ndarë, në nëntor 1860, solli shkëputjen e menjëhershme të Karolinës së Jugut.

Pas Karolinës së Jugut, brenda gjashte muajve u shkëputën edhe gjashte shtete te tjera nga unioni, Mississipi, Florida, Alabama, Georgia dhe Louisiana. Në shkurt 1861, delegatë nga shtetet e mësipërme krijuan një qeveri të unifikuar. Jefferson Davis nga Mississippi u zgjodh presidenti i parë i Konfederatës së Shteteve të Amerikës.