MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 22 gusht?

22.08.2019 - 08:04

1831 –Skllavi zezak Nat Turner udhëhoqi një revoltë të skllevërve në zonën rurale të Virxhinias. Siç thuhet, zoti Turner besonte se ishte zgjedhur nga Zoti për të udhëhequr popullin e tij drejt lirisë. Ai e filloi revoltën me pesë pasues, por dy ditë më pas, në radhët e tyre numëroheshin 70 skllevër. Plani ishte të terrorizohej popullsia e rrethit Southampton në Virxhinia dhe të liroheshin sa më sumë skllevër që të ishte e mundur. Plani funksionoi për rreth 48 orë, gjatë të cilave skllevërit vranë të paktën 57 të bardhë, përfshirë burra, gra dhe fëmijë. Megjithatë, brenda 24 orëve që pasuan, banorët e bardhë vendas, me ndihmën e forcave ushtarake, e shtypën revoltën. Nat Turner shpëtoi por u kap gjashtë javë më vonë. Ai u gjykua, u dënua për rolin e tij udhëheqës në revoltën e skllevërve dhe u var në nëntor të vitit 1831.

1848 – Forcat e Shteteve të Bashkuara aneksojnë qytetin Nju Meksiko.

1901 – U themelua kompania automobilistike Cadillac.

1902 – Theodore Roosevelt është presidenti i parë që lëviz me automjet.

Theodore Roosevelt ka qenë një president mjaft influent. Jo vetëm që fitoi titullin “Trust Buster” si president duke luftuar kundër biznesmenëve të korruptuar, por e bërë vendim edhe më liberal. Ai themeloi një numër të madh parqesh kombëtare, që e mbrojti gjelbërimin e SHBA-së nga rritja e madhe ekonomike.

1944 – Lufta e Dytë Botërore: Rumania pushtohet nga Bashkimi Sovjetik.

1950 – Althea Gibson është garuesja e parë me ngjyrë në tenisin ndërkombëtarë.

1973- Presidenti Richard Nixon deklaroi se do të emëronte zotin Henry Kissinger si Sekretar Shteti. Profesor Kissinger, i cili lindi në Gjermani, do të bëhej i pari Sekretar Amerikan i Shtetit, i cili nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara. Zoti Kissinger do të zëvendësonte Sekretarin e Shtetit Ëilliam Rogers, një bashkëpunëtor i vjetër i zotit Nixon. Profesor Kissinger kishte qenë këshilltari kryesor për politikën e jashtme i presidentit Nixon.

Më 22 shtator të vitit 1973 Henry Kissinger bën betimin si Sekretar amerikan i Shtetit. Kjo ishte hera e parë që një qytetar i natyralizuar (jo i lindur në Amerikë) merrte këtë post. Fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Kissinger kishte shërbyer më parë si Këshilltar i Sigurimit Kombëtare.

Emri i tij është Heinz Alfred Kissinger – ai lindi në Bavari, në vitin 1923 në një familje hebrenjsh gjermanë. Në vitin 1938, për t’i shpëtuar përndjekjeve naziste, familja e tij u zhvendos në Londër, para se mbërrinte në Nju Jork më 5 shtator.

Henry Kissinger është sekretari më i famshëm dhe më opozitar që SHBA ka pasur ndonjëherë. Ndërsa intelekti i tij është respektuar gjerësisht, trashëgimia e tij politike është e diskutueshme. Gjatë viteve, janë bërë përpjekje te përsëritura për ta gjykuar atë për krime lufte.

2006 – Rrëzohet aeroplani Pulkovo Airlines Flig 612 duke lënë të vdekur 170 njerëz.