MENU
klinika

Terapia pas një traume për fëmijët e vegjël

Historia e Brianës, “dëshmitare” e 11 shtatorit

18.08.2019 - 17:27

Briana ishte në anën tjetër të rrugës në New York më 11 shtator 2001, kur dy aeroplanë fluturuan drejtpërdrejt në kullat binjake.

Ajo kujton se ka parë të njerëz të mbuluar me mbeturina, duke ulëritur, sirena dhe një erë të djegur.

Briana ishte vetëm katër vjeç.

Ndërsa disa njerëz supozojnë se një fëmijë 4 vjeç mund të mos kujtojë një ngjarje të tillë traumatike, Briana e kujton atë në mënyrë të gjallë. Ajo jetonte vetëm disa blloqe larg nga kullat dhe ndiqte parashkollorin pikërisht në atë rrugë.

“Për fëmijët e vegjël dhe prindërit, marrja e terapisë që në fillim është e rëndësishme. Kjo më ndihmoi jashtëzakonisht shumë.”

Ajo dhe nëna e saj, atë ditë kishin planifikuar të shkonin në dyqanin e lodrave që ndodhesh pikërisht në një nga kullat .Në vend të kësaj, ato kaluan Urën e Brooklinit, duke u përpjekur të shpëtonin nga mbeturinat, tymi dhe kaosi i asaj dite të tmerrshme.

Fillimisht, Briana kishte makthe nate pas 11 shtatorit.

“Nëna ime më coi tek një terapist”, thotë ajo.

“Mbaj mend që luaja lojëra në klasë me terapistin dhe luaja me kukulla. Unë ndërtova një kullë me Legos.”

Përfundimisht terapia e saj mbaroi kur ajo ishte 8 ose 9 vjeç.

Sot ajo nuk ka më maktha rreth 11 shtatorit.

“Ndjehem sikur kam punuar shumë për këtë kur isha më e vogël. Unë ende kam ankth, por mund ta kem pasur gjithsesi,” thotë ajo.

Tani, Briana është 20-vjeç dhe vazhdon kolegjin.

Briana thot se shumica e fëmijëve në moshën e saj nuk e mbajnë mend 11 shtatorin. Kur sheh ngjarje të tjera traumatike në lajme, ajo nuk i lidh ato me traumat e asaj që ka përjetuar.

“Kur isha e vogël, unë gjithmonë kisha imazhin e ‘zonjës së pluhurit’ ( një grua që ishte e mbuluar më pluhur dhe mbeturina). Ishte e tmerrshme,” kujton ajo.

“Por tani, unë marr përditësime të lajmeve në telefon dhe dëgjoj për ngjarje të tmerrshme – dhe nuk kam frikën që kam pasur më parë. Nuk kam nevojë të di të gjitha detajet”.

Ajo i atribuon rikuperimin e saj viteve të terapisë që ka ndjekur, duke filluar që kur ishte shumë e vogël.

Këshillat e Brianës për ata që kanë qenë viktima të traumës: “Për fëmijët e vegjël dhe prindërit, marrja e terapisë sa më herët është thelbësore. Më ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Nëse nuk do të kisha bërë terapi, do të ishte shumë më keq për mua.”

Vetë-kujdesi dhe mbështëtja e të tjerëve ka qenë gjithashtu e dobishme për Brianën gjatë gjithë shërimit të saj.

Sa për çdo ankth që ajo ka kohë pas kohe, ajo e mban atë nën kontroll duke shkuar në palestër, duke bërë ushtrime të frymëmarrjes dhe duke praktikuar joga.