MENU
klinika

Atak kardiak

Viktimë e temperaturave, humb jetën i moshuari

13.08.2019 - 10:58

Një pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Spilles.

Viktima është Gjon Vuksani i moshës 70-vjeçare, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë ataku kardiak.

Vuksani jetonte në Tiranë ndërsa në plazhin e Spilles kishte shkuar për pushime.

Kjo nuk është hera e parë që pushuesit humbin jetën në plazh si pasojë e arrestit kardiak.

Kjo për shkak edhe të temperaturave të larta që janë shënuar në bregdetet shqiptare këtë vit që kanë ndikuar në përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës.