MENU
klinika

Zbulon të vërtetën

I dëbuar nga Italia? Pjetri ‘shuplakë’ PD-së!

09.08.2019 - 13:21

Kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka reaguar pas akuzave të forta të Partisë Demokratike se është dëbuar dhe shpallur “non grata” për një dekadë nga Italia.

Pjetri ka mohuar në mënyrë të prerë akuzat e PD, duke thënë se nuk ka qenë i dëbuar nga Italia apo i arrestuar siç pretendon PD.

Gjithashtu, Pjetri është shprehur se do të pritet edhe kërkesa e Prokurorisë lidhur me këtë çështje, ndërsa ka shtuar se është i hapur për çdo lloj kërkese në adresë të tij.

“Kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim, kam thënë se jam mëse i hapur për çdo hetim. Shkresa e PD është në Prokurori të Përgjithshme dhe priten verifikimet. Jam mëse i hapur për çdo verifikim. Ky më shumë ngjan me një gjyq publik.

Asgjë dhe askush nuk na ndal për të punuar për Bashkinë Shkodër dhe për qytetarët. Në Itali kam shkuar disa herë, por nuk kam pas asnjë problem. Sa i përket akuzave, shkresa është në Prokurori. Duhet të presim përfundimet dhe të flasim”, ka thënë Pjetri.