MENU
klinika

Çfarë fshehin?

I keni ngrënë? Mësoni vlerat ushqyese të farave të kungullit

13.08.2019 - 12:25

Farat e kungullit janë me të vërtetë një dhuratë e natyrës.

Është folur gjërësisht për përfitimet shëndetësore që kanë frutat e thata në organizëm. Farat e kungullit përmbajnë një sasi mjaft të mirë mineralesh esenciale si bakër, mangan, zink, kalium, kalcium, hekur, magnez dhe selen. Këto fara kanë fuqinë të ndryshojnë një sërë procesesh në trup, për shkak të përbërësve si phytosterols dhe antioksidantëve të cilat ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak, ulin rrezikun e kacereve të caktuara dhe rrisin imunitetin.

Parandalojnë dhe kurojnë kancerin: ngjyra e fortë portokalli e kungullit tregon se ka beta karroten, i cili është një stimulues i fuqishëm që aktivizon sistemin imunitar. Studimet tregojnë se beta karroteni i jep fuqi trupit për të luftuar qelizat kancerogjene si dhe parandalon dëmtimin e ADN-së. Farat e kungullit janë përdorur në mjekësinë tradicionale për kurimin e kancerit të prostatës, në shumë vende. Elementët që gjenden në këto fara dhe ndihmojnë në parandalimin e kancerit të prostatës janë zinku, acidet esenciale yndyrore etj.

 

Parandalojnë dhe luftojnë diabetin: diabeti është një nga sëmundjet që po rritet me hapa shumë të shpejtë në mesin e njerëzve. Farat e kungullit përmbajnë sasi të mëdha të acideve nikotine, trigoneline dhe D-chiro-inositol. Këto komponent që gjenden në farat e kungullit ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe parandalimin e diabetit.

Përmirësojnë shikimin: farat e kungullit janë një burim mjaft i mirë i zinkut, vitaminës E, vitaminës A, beta karrotenit dhe zeaxanthinës, e cila është provuar që ndihmon në përmirësimin e shikimit.