MENU
klinika

Cila do jetë e ardhmja e tij?

Icardi refuzon Napolin, sytë nga Juventusi dhe Dybala

22.08.2019 - 13:06

E ardhmja e Mauro Icardit mbetet një rebus i madh, një enigmë e cila nuk po merr dot një zgjidhje. Këtë të enjte është dita e fundit, skadon ultimatumi nga ana e Napolit, Ancelotti dhe De Laurentiis presin një përgjigje përfundimtare.

Argjentinasi në fakt nuk është i gati të transferohet tek Napoli, mbetet në pritje të Juventusin, në të kundërt do të vijoj të qëndroj tek Inter.

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, situata nuk ka ndryshuar aspak dhe nuk pritet të ndryshojë shpejt. Ish kapiteni i Interit vijon të postoj mesazhe enigmatike në rrjetet sociale, foto bardhezi.

Në të njëjtën kohë Wanda Nara do të jetë në Carpi ku pritet të takohet me presidentin De Laurentiis, përgjigjja mund të jetë e tillë: Jo, faleminderit. Pavarësisht ofertës shumë të mirë nga Napoli, 7,5 milion euro në sezon, Icardi nuk është gati për një kalim tek blutë.

Në këto kushte në garë mbetet vetëm Juventus, dëshira e madhe e Icardit por ky operacion është totalisht i kushtëzuar nga Dybala. Presidenti i Interit, Steven Zhang, i ka premtuar tifozëve zikaltër se nuk do të shes Icardin tek Juventus, e vetmja gjë që mund ti ndryshoj mendim është Dybala.

Edhe ky shkëmbim duket i vështirë, as presidenti i Juves, Andrea Agnelli nuk dëshiron ti shes Interit fantazistin argjentinas.