MENU
klinika

Detaje

Intelektuali dhe themeluesi i LDK-së tërhiqet nga politika aktive

03.08.2019 - 19:19

Intelektuali dhe akademiku Sabri Hamiti, ka vendosur gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, që të tërhiqet përfundimisht nga politika.

Profesori i Letërsisë, Hamiti ka qenë njëri prej themeluesve të LDK-së dhe mik i liderit të LDK-së, Ibrahim Rugovës.

Për shkak të aktivitetit të tij politik, Sabri Hamitit iu bë edhe atentat nga persona të panjohur në derën e banesës së tij në Prishtinë gjatë vitit 1998.

kolana e librave

Lajmin për tërheqjen e Hamitit nga politika e ka bërë anëtari i LDK-së, Visar Berisha.

‘Pasi u propozua dhe u zgjodh pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, Sabri Hamiti, falënderues, nuk pranoi të jetë më pjesë e rrugëtimit aktiv në LDK’, ka shkruar Berisha në një reagim në rrjetin social Facebook.