MENU

I kërkon Antonio Conte

Inter në sulm për dyshen e Barcelonës!

02.08.2019 - 17:58

Sipas asaj që është raportuar nga e përditshmja katalanase Sport këtë mëngjes, Interi është vënë në lëvizje për lojtarët e Barcelonës: Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal.

Inter kanë qenë të lidhur me të dy në të kaluarën dhe duket se e ka rritur interesimin në fundmi.

Verën e kaluar, Barcelona e rrëmbeu Vidalin, që ishte afër Interit, por në minutën e fundit kiliani vendosi të bashkohet me kampionët spanjoll.

Rakitic gjithashtu ka qenë në radarin e Interit për një kohë, por tani trajneri dhe klubi e dëshirojnë me cdo kusht.

Trajneri i ri Antonio Conte e ka kërkuar dyshen sa më parë, pasi afati vetëm është duke shkuar drejt mbylljes.

Interi ka humbur disa objektiva kryesorë, siç është Romelu Lukaku i Manchester United, dhe bordi është i etur që t’i jap Contes disa përforcime përpara se të filloj kampionati.