MENU
klinika

Kriza në Itali

“Italia PO kundër Italia JO” Salvini zbardh planin

12.08.2019 - 16:07

Ditë e rëndësishme sot për qeverinë italiane e cila ndodhet në krizë të plote.

Aleanca qeverisëse “5 Yje – Lidhja” nuk ekziston më, e zëvendës kryeministri Matteo Salvini ka dorëzuar në parlament një mocion votëbesimi për kryeministrin Giuseppe Conte duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Forcat kryesore politike në vend, “Lëvizja 5 Yje”, Lidhja e Partia Demokratike kanë mbledhur në një asamble të jashtëzakonshme kryesitë partiake e në Senatin italian pritet të zhvillohet konferenca me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në një interviste për median lideri i Lidhjes Matteo Salvini ka zbardhur planin e tij të ardhshëm politik: aleancë me Forza Italia e Fratelli d’Italia të cilëve do ju prpozoj një pakt të përbashkët “Italia e Po kundër Italisë Jo”.

“Megjithatë, thotë Salvini, në aleancën e re politike nuk përjashtoj askënd. Jemi të hapur për të gjithë të moderuarit, është momenti për t’u bashkuar e jo për të menjanuar”.

Njëherësh Salvini zbardh pas skenat e këtij momenti kritik për qeverinë.

Sipas tij “Lëvizja 5 Yje” po përpiqet të bëj aleancë me demokratët simpatizzantë të Matteo Renzi e ky fakt ka shkaktuar debate brenda kësaj Lëvizje. Mjaft parlamentarë nuk janë të bindur që kjo aleancë do të funksionoj.

Ndërsa lideri i 5 zyjeve Luigi Di Maio është shprehur se “Salvini la tradhëtuar jo vetëm ne sleatët qeverisës, por dhe të gjithë votuesit legist . Kreu i Lidhjes nuk respektoj kontratën tonë qeverisëse.”.

Ndërsa mbi aleancën e Salvinit me Berlusconin. Luigi Di Maio thotë:” se Salvini kërkon t’i shes Lidhjen Berlusconit.