MENU
klinika

Nga anemia deri te infeksionet kërpudhore

Ja 6 probleme të shëndetit, që ua tregon gjuha!

14.08.2019 - 12:05

Gjuha është një nga muskujt më të fortë të trupit të njeriut, ajo lidhet me shijen dhe me degustimin e ushqimit.

Përtej kësaj ajo shërben edhe si pasqyrë e shëndetit tonë. Gjuha mund të tregojë infeksionet kërpudhore, aneminë, dehidratimin dhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

  • Kandidosa orale

Kjo gjendje shëndetësore shoqërohet nga njolla të bardha dhe është rezultat i një infeksioni kërpudhor.

  • Leukoplacia

Kjo gjendje bën që gjuha juaj të jëtë e bardhë, me push si dhe me njolla. Kjo mund të jetë dhe një shenjë e prekjes nga virusi HIV, ose shenjë e një sistemi imunitar të dobësuar.

kolana e librave

  • Glositi

Glositi vjen si pasojë e një infeksioni bakterial. Kjo gjendje shëndetësore shoqërohet nga një ndryshim në ngjyrën e gjuhës, fryrje si dhe djegie.

  • Skarlatina

Skarlatina është një infeksion bakterial që fillon nga goja, por që lehtësisht mund të transmetohet nëpër të gjithë trupin përmes qelizave të kuqe të gjakut.

  • Sindroma e Kawasakit

Kjo patologji njihet ndryshe edhe si “ Gjuha e luleshtrydhes”, kjo pasi bën që gjuha të duket si luleshtrydhe pasi preket nga kjo sindromë.

  • Hartat e gjuhës

Në këtë rast do të shfaqen disa njolla të cilat vijnë si pasojë e zhdukjes së disa receptorëve ndijorë që janë programuar për të ndjerë shijen.