MENU
klinika

Pas mbylljes së emisionit në Klan...

Ja ku do ta shohim tani Alfio Rrotanin

22.08.2019 - 16:26

Disa ditë më parë u mësua se “Tv Klan” do të mbyllte dy programe të njohura këtë sezon të ri, njëri prej të cilëve ishte “Sfida e gatimit”, i Alfios dhe Indritit.

Këto dy emisione zinin pjesën më të mirë të paradites dhe pasdites dhe ende nuk dihet se ç’programe të tjera janë menduar për t’u transmetuar gjatë këtyre orareve.

Alfio Rrotani ka zbuluar në profilin e tij në Instagram se do të jetë sërish pjesë e televizionit “Klan”, mirëpo ende nuk e ka zbuluar për ndjekësit se cili është projekti i ri në të cilin do ta shohim.

Ai ka pozuar në “Tv Klan” dhe krahas fotos shkruan:

“Sezoni i ri me ndryshime të vogla dhe me buzëqeshje më të madhe”.

 

View this post on Instagram

 

Sezoni i ri me ndryshime te vogla dhe me buzeqeshje me te madhe ❣?‍?

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani) on

Mbetet të presim për të parë se ç’surpriza ka rezervuar “Tv Klan” për publikun.