MENU
klinika

Arrihet marrëveshja

Ja kur do të rikthehet në ring Tyson Fury!

06.08.2019 - 17:55

Tyson Fury dhe Otto Wallin kanë arritur marrëveshjen për t’u ndeshur 14 shtatorin e ardhshëm. Lajmi është dhënë nga zëvendëspresidenti i “Top Rank”, Carl Moretti.

Ndeshja do të zhvillohet në “MGM” t ë Las Vegas-it. “Top Rank” ka marrë në konsideratë edhe emra të tjerë si rivalë të mundshëm për Fury, mes të cilëve Johann Duhaupas dhe Junior Fra, por në fund është zgjedhur Wallin për atë që do të jetë ndeshja e kthimit në ring të Fury-t pas sfidës së 15 qershorit të fituar me “KO” në raundin e dytë kundër Tom Schwarz, i pamposhtur në atë kohë.

“Mendoj se është një gjë e mirë që Fury kërkon të ndeshet kaq shpejt për të qëndruar aktiv. Nuk është një gjë e zakonshme në këto kohë”. ka thënë Moretti.

Një fitore do t’i hapte rrugën përballjes së dytë të Fury me kampionin e botës në fuqi të peshave të rënda, Deontay Wilder. Një sfidë që do të zhvillohej në 2020-ën.

Wilder, nga ana e tij, do të zhvillojë gjithashtu një ndeshje para se të përballet përsëri me Fury-n. Ai, në fakt, do të sfidojë Luis “King Kong” Ortiz më 9 nëntor.