MENU
klinika

Jo vetëm Enca por dhe...

Ja kush do të jetë tjetër pjesë e filmit të Mamaqit

15.08.2019 - 20:58

Prej kohësh është bërë me dije se Ermal Mamaqi është duke punuar për një projek të ri.

Deri tani është zbuluar se filmi mban titullin “I Love Tropoja” dhe është i zhanerit komedi.

Pjesë e tij do të jetë këngëtarja e njohur Enca, e cila ka njoftuar se ka nisur edhe xhirimet.

Por mesa duket pjesë e filmit do të jetë edhe një vajzë tjetër bombastike.

Bëhet fjalë për motrën e Encës, Uindi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instagram.

 

Ajo nuk e ka zbuluar rolin e saj, megjithatë duket se është në xhirime.