Edhe pse nuk ka shërim për ekzemën, secili prej nesh mund të ndjek disa hapa të thjeshtë, me produkte rrethanore të cilat mund të minimizojnë apo dhe të loklizojnë irritimin e lëkurës.
Mbani në mend se nuk ka asnjë zgjidhje perfekte dhe që jo të gjitha këshillat që dëgjoni mund të fund funksionon për të gjithë sepse e gjitha është në varësi të llojit të lëkurës që ju keni.
Të gjithë me ekzemë kanë shkaktarët e tyre.
Disa nga faktorët të cilët përkeqësonë ekzemën dhe bëjnë që kjo e fundit të jetë më e acaruar janë:
1.Alergeneve, si lagështira e kafshëve, pluhuri, myku dhe polenet
2.Ushqime të caktuara
3.Lëkurë të thatë
4.Sapunë dhe pastrues të ashpër
5.Temperaturat e larta
6.Pëlhura të vrazhda ose kruajtëse
7.Produkte të lëkurës me ngjyra ose aromat
8. Stresi
9.Djersitja
10.Tymi i duhanit
Zgjidhni hidratuesin e duhur
Kujdesi i përditshëm për lëkurën është thelbësor, dhe hidratuesit janë kryesorë për të mbajtur lëkurën tuaj nga tharja. Mes hidratuesve të ndryshëm ju mund të zgjidhni mes treve, kuptohet, kush është më përshatatshëm me pehashin pH e lëkurës tuaj:
Vazlina përgjithsisht, janë të trasha dhe të shkëlqyera në mbajtjen e lagështisë, por ato mund të jenë të yndyrshme.
Kremrat janë një zgjidhje e mirë dhe mesatare, të cilat mund të pranohen thuajse nga të gjitha llojet e lëkuarve – jo aq e yndyrshme sa mund të jenë vajrat, por prapë e mbarojnë punën.
Locionet janë më pak voluminoz në dendësi kështu që ato nuk janë aq efektive ose të qëndrueshme.
Duke marrë parasysh se cili prej hidratuesve mund t’ju përshtatet më së shumti me llojin e lëkurës më poshtë do të gjeni disa prej këshillave si të keni rezultatet më të mira për t’u hidratuar.
Për të marrë rezultate më të mira:
Krijoni një rutinë në mënyrë që ta zbatoni atë në të gjithë trupin tuaj dy herë në ditë, përfshirë menjëherë pas dushit ose banjës.
Ji i sjellshëm me lëkurën tëndë. Mos e fërkoni me ashpërsi atë vetëm mundohuni ta zbusni pak.
Në momentin kurz zgjidhni të hidratani lëkurën tuaj mundohuni gjithmonë të përdorni një mjet, mbase dhe rrethanor. Nëse përdorni gishtat, i lini mikrobet tuaja prapa dhe kjo mund të çojë në një infeksion, duke mos dhënë kështu jo vetëm efektin e hidratimit por dhe marrjen e ndonjë infeksioni të mundshëm.
Hidratoni duart sa herë që i lani.
Mos përdorni sapun të lëngshëm, sapunët tradicional janë gjithmonë një zgjidhje e mirë.
Banjat dhe dushet janë të dyja shumë të dobishme, por ju mund ta teproni.
Mundohuni të:
Përdorni ujë të vakët, jo të nxehtë.
Lani me një sapun të butë që nuk heq vajrat e trupit tuaj.
Vendosni sapun nëfytyrë, sqetulla, organe gjenitale, duar dhe këmbë. Përdorni ujin kudo tjetër.
Mos pastroni me një mbulesë rrobash duhet gjithmonë një peshqir higjenik dhe i sterilizuar.
Butësisht thajeni trupin tuaj me një peshqir të butë.
Vishni rroba të buta. Rrobat tuaja prekin lëkurën tuaj gjatë gjithë ditës, kështu që dëshironi të mendoni se çfarë vishni dhe si ndihet. Rregulli themelor është shmangia e fërkimit.
Kjo do të thotë që rrobat e trashë, të ngushta ose të gërvishtura, si leshi, nuk duhen përdorur. Pambuku është zakonisht një zgjedhje e mirë. Nxehtësia dhe djersa mund të shkaktojnë acarim të lëkurës, kështu që është e rëndësishme të qëndroni të freskët.
Një tjetër hap që duhet të ndërrmerni është që t’i rezistoni kruajtjes.
E për të bërë këtë gjë, mundohuni të ndiqni këshillat e mëposhtme.
Vendosni një leckë të lagur në zonat që kruhet.
Mbuloni zona kruarëse për të mos i gërvishtur ato.
Butësisht fshij me majë të gishtave në vend që të gërvishtesh.
Mbajini thonjtë tuaj të shkurtër për të kufizuar dëmin.
Vishni dorashka të holla ndërsa flini.
Nëse u duket shumë e vështirë për të kontrolluar ndjenjën e kruejtjes, ju mund të shkoni në një terapistë për të ndaluar këtë veprim.
Burimi: WebMD