MENU

Detajet

Kamioni merr para biçikletën në Korçë, 1 i vdekur

06.08.2019 - 19:22

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Korçë-Drenovë.

Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë ka marrë para një biçikletë dhe për pasojë një person ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Korçës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, i cili la pas një person të vdekur.