MENU
klinika

Karburantet e Korçës në "sitë"

Kontroll i rreptë, 80 subjekte në vëzhgim

20.08.2019 - 14:53

Ditën e sotme në të gjithë qarkun e Korçës kanë vazhduar kontrollet nëpër karburante.

Objekt i kontrolleve që kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, rajoni 4 dhe Drejtoria e Hetimit Tatimor, sektori i Monitorimit Territorial, është regjimi automatik në aparatet shpërndarëse të hidrokarbureve.

Në qarkun e Korçës do të kontrollohen mbi 80 subjekte, në të cilat sipas ligjit kuponi tatimor duhet të dalë në mënyrë automatike pas çdo furnizimi me karburant:

Në dy ditët e para të aksionit të shtrirë në të gjithë qarkun e Korçës nuk janë evidentuar subjekte me shkelje.

Sipas metrologut Skënderaj nëse do të hasen shkelje në regjimin automatik të aparateve shpërndarëse të hidrokarbureve do të zbatohen masat administrative sipas ligjit në fuqi të cilat shkojnë deri në mbyllje të aktivitetit:

Aksioni i nisur një ditë më parë do të vijojë deri në përfundimin e sigurimit të regjimit automatik në të gjitha karburantet e qarkut të Korçës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bllokohet një tjetër pikë furnizimi

Anti-informaliteti i ‘ashpër’ me karburantet

"Luftë frontale informalitetit"

Balluku flet për cilësinë e karburanteve

Forcimi i kapitalit vendas

Dossier/ Si po shqiptarizohet tregu


Analiza nga "Project Syndicate"

Bota është ende ‘në flakë’!

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamentet ditore

A i rriti turizmi qiratë?

Nga rritja e tyre tek shpërndarja e bonusit

Ndryshime që do sjellë skema e re e pensioneve