MENU
klinika

I jepet ndihmë në qeli

Katica Janeva në gjendje të rëndë shëndetësore

24.08.2019 - 15:17

Prokurorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva është në gjendje të rëndë shëndetësore në Shutkë, pas ndalimit të saj para dy ditësh.

Portalet vendase shkruajnë se ajo nuk ka qenë mirë që para se të kapet nga policia.

Janeva në qeli merr ilaçe për qetësim dhe kundër depresionit.

Ndërsa problem tjetër është edhe tensioni i gjakut.

Ajo vazhdimisht është nën mbikqyrjen dhe kontrollet e mjekut.

Janeva dyshohet në rastin “Reket” për keqpërdorim të detyrës zyrtare.