MENU
klinika

Foto

“Kemi dasmë!” Çifti i njohur i këngëtarëve i jep fund beqarisë!

09.08.2019 - 13:09

Bëhuni gati për një dasmë në showbiz-in shqiptar pasi një çift i njohur ka vendosur të kurorëzojë dashurinë!

Bëhet fjalë për Marsela Çibukajn dhe Vitmar Bashën, një prej çifteve më të këndshme shqiptare. Lajmin e bujshëm e ka zbuluar vetë gazetari Eraldo Rexho në një intervistë…

I pyetur nga gazetarët, ai nxorri sekretin e Marselës dhe Vitmarit, të cilët e pranuan dashurinë e tyre para publikut në fillim të shkurtit kur këngëtari i njohur rrëfeu për herë të parë se është në një lidhje me Marselën.

Marsela dhe Vitmari kanë qenë shumë të hapur në publik për ndjenjat e tyre. Në një intervistë për emisionin “Lart e poshtë” ndër të tjera ai pranoi se motivi i tij për albumin e ri është pikërisht ajo.

Vitmari theksoi se Çibukaj ka qenë shtysa kryesore e gjithçkaje dhe e ka quajtur këngëtaren muzë të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN