MENU
klinika

Video

Këngëtarja shqiptare që po mahnit Rusinë

28.08.2019 - 12:20

Këngëtarët shqiptarë vazhdojnë të mahnisin botën sa herë që dalin në skenë, e radhës është këngëtarja Inis Neziri.

Ndonëse ende nuk është një emër i njohur tek ne, ajo po vazhdon të shkëlqejë në skenat jashtë Shqipërisë, pas Rumanisë ku para disa muajsh fitoj një festival mjaft të rëndësishëm, tani ajo po merr pjesë në garën “New WaWe Festival 2019” që po mbahet në Sochi të Rusisë.

Inis Neziri për dy netë rresht ka marrë pikët maksimale nga juria e cila përbëhet nga artistët më të njohur rusë. Ajo po vlerësohet për vokalin e fuqishëm dhe paraqitjen dinjitoze.

Gjatë prezantimit, Inis ka bërë edhe Shqiponjë para publikut rusë ku është shfaqur edhe flamuri shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspozita e parë jashtë Kosovës

“Ditët e artistëve romë në telajo”