MENU

'Pushtimi' i Sirisë

Kërcënimet e Turqisë nuk janë shaka

11.08.2019 - 15:26

Turqia nuk është një vend që lejon që kërcënimet të shkojnë pa përgjigje.

Dy herë tashmë, Ankaraja ka  njoftuar planet për të pushtuar Sirinë. E para ishte me operacionin “Mburoja Eufrat” nga gushti 2016 deri në mars 2017, dhe “Dega e Ullirit”, në tremujorin e parë të 2018. Që atëherë, Turqia ka kontrolluar 2% të territorit Sirian.

E intoksikuar nga suksesi i saj, Turqia tani dëshiron të zgjasë kontrollin e saj në mënyrë të konsiderueshme në pjesën lindore të Sirisë veriore me një pushtim të tretë.

Kur festa katër-ditore Islame, Bajrami, të marrë fund, operacioni mund të fillojë në lindje të lumit Eufrat. Përgatitjet ushtarake përgjatë kufirit duket se janë mbaruar, dhe kushtet gjithashtu duken të favorshme.

Kur bëhet fjalë për politikën ndërkombëtare, askush nuk është i gatshëm të dale para në rrugën e Turqisë. Pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të shkatërronte ekonominë e Turqisë në fillim të vitit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan papritmas nuk foli. Këto ditë, megjithatë, Uashingtoni nuk po diskuton mundësinë e vendosjes së sanksioneve në përgjigje të Turqisë që blen sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Në frontin e ‘shtëpisë’, kushtet për presidentin janë të favorshme.

Pas rezultateve të dobëta të partisë së tij në zgjedhjet bashkiake, Erdogan ka nevojë për një qëllim të përbashkët për të ribashkuar kombin. Konflikti me kurdët i shërben me siguri këtij qëllimi.

Konflikti i vjetër kurd gjithashtu është ndezur përsëri. Për më tepër, pakënaqësia ndaj refugjatëve sirianë në mesin e popullatës turke po rritet.

Për këtë qëllim, Erdogan mund të justifikojë një operacion me anë të pastrimit të hapësirës për kthimin e tyre në veri të Sirisë.

Sidoqoftë, një sulm i tretë turk në Siri, mund të jetë edhe vetë-shkatërrues. Sidoqoftë, nëse trupat amerikane nuk luftojnë së bashku me kurdët, atëherë kurdët mund të thërrasin forcat e Bashar Asadit për ti ndihmuar,një veprim që do t’i jepte regjimit sirian një shans për të rimarrë një rajon tjetër të humbur të territorit të tij. Si rezultat, Turqia do të ndeshej përsëri me Asadin në anën tjetër të kufirit. Ndërkohë, militantët e “Shtetit Islamik” mund të shfrytëzonin ‘vakumin’ e energjisë për të rifituar forcën.

Strategët në Ankara janë mjaft inteligjentë për ti kuptuar të dy skenarët: Prandaj, ata shpresojnë se presioni maksimal do t’i detyrojë Shtetet e Bashkuara të bien dakord për një zonë shumë më të gjerë dhe më të thellë se sa ajo e tanishme. Kurdët sirianë e kanë sqaruar se nuk do të përkulen para Ankarasë dhe as nuk do të heqin dorë nga fitimet nga qeveria e tyre autonome.

Në vitin e tetë të luftës Siriane, një valë e re dhune mund të jetë në pragun e derës. Historia na mëson se kërcënimet e Turqisë duhet të merren seriozisht.

Rainer Hermann është një gazetar në Frankfurter Allgemeine Zeitung

Publikuar në Deutsche Welle