MENU
klinika

Detajet e para

Kërcet arma në “Myslym Shyri”, qëllohet një 30-vjeçar

22.08.2019 - 14:55

Një person dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në Tiranë.

Policia e Tiranës në informacionin paraprak thekson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”.

“Dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion”- njofton policia.

I plagosuri është transportuar në spital, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

INFORMACIONI PARAPRAK

Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.