MENU
klinika

Bllokohen tre hotele në Shëngjin

‘Kështu është kur, për një viç t’xen nata jasht’

05.08.2019 - 13:41

Kryeministri Edi Rama reagoi për bllokimin e tre hoteleve të mëdha në Shëngjin, në kuadër të aksionit të anti-informalitetit.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka postuar foto nga ky aksion ku janë mbyllur tre hotelet.

“Stop informalitetit. Eh, kështu është kur, “për një viç t’xen nata jasht”, shprehet Rama.

Strukturat e Monitorimit në Terren, në bashkëpunim me DPD, Inspektoriatin e Punës, ISHTI, gjatë periudhës 01-31 Korrik, kanë kontrolluar 1,933 subjekte, ndërsa janë konstatuar 803 shkelje të legjislacionit tatimor.

Hetimi tatimor ka identifikuar dhe po vazhdon të monitorojmë, regjistrimin e njësive akomoduese, deklarimin e punonjësve dhe respektimin e detyrimeve të tjera ligjore, për të vendosur rregullat e konkurencës së ndershme për të gjithë.

Hetimi Tatimor, gjatë muajit Korrik ka referuar mbi 30 dosje në prokurori, kryesisht me subjekte të mëdha, që operojnë në fushën e ndërtimit dhe të hidrokarbureve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


3 taksat që s’realizuan objektivat

Çfarë e solli aksionin kundër informalitetit?