MENU

Koalicioni parazgjedhor

A do të firmosin sot Haradinaj dhe Ahmeti?

19.08.2019 - 08:31

Sot nënshkruhet koalicioni parazgjedhor mes AAK-së së Ramush Haradinajt dhe Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit, kurse do të zyrtarizohet më datë 21 gusht, pra një ditë para mbajtjes së seancës për shpërndarjen e Kuvendit.

Koalicioni parazgjedhor nuk është përjashtuar si një mundësi nga zyrtarët e partive edhe në deklarimet e mëparshme për media.

Partia Socialdemokrate fillimisht e votoi buxhetin e Kosovës duke plotësuar numrin e nevojshëm për votim në Kuvendin e Kosovës duke ndihmuar në njëfarë forme Ramush Haradinajn edhe për të mos u rrëzuar nga Qeveria.

Sekretari Organizativ i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një deklarim të fundit për medie ka bërë të ditur se preferon një koalicion parazgjedhor me Nismën, AKR-në dhe me AAK-në ose LDK-në, ose të gjitha këto parti bashkë

Ndërkaq, Visar Ymeri, nënkryetari i kësaj partie, ka konfirmuar për medie se janë në bisedime serioze me AAK-në.

Kemi pasur dhe kemi diskutime. Deri tashmë kemi biseduar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por nuk kemi të definuar dhe të nënshkruar asgjë. Javën e ardhshme besoj se gjërat do të qartësohen më shumë”