MENU
klinika

Honda thumbon kampionin e botës

‘Koha e provave mbaroi, na duhen pikët’

19.08.2019 - 18:38

Pas dy muajsh pa zbritur asnjë minutë në pistë, për shkak të një aksidenti gjatë provave të lira në garën e Holandës, piloti spanjoll Jorge Lorenzo do të rikthehet në pistë në garën e Anglisë. Këtë fundjavë, botërori i Moto GP spostohet në pistën e Silverstone.

Drejtori teknik i Honda, Takeo Yokoyama, duke folur për “crash.net”, u shpreh se Lorenzo është gati. Ai i jep edhe një sinjal të qartë spanjollit, ish-kampion bote në Moto GP me Yamaha.

kolana e librave

Është e vërtetë që faza e ambientimit të Jorge ka zgjatur më shumë se sa kishim parashikuar. Ndoshta sepse nuk ka patur shumë fat pur t’u përshtatur si duhur me motorin tonë. Sa herë që ndihej komod ndodhte diçka, një aksident apo dëmtim”, tha Yokoyama.

Mendoj se Jorge ka patur mjaftueshëm kohë për t’u ambientuar dhe të kaluar këtë periudhë negative pas aksidentit. Shpresoj që kjo spirale negative të mbarojë këtu. Gjithsesi, ne më shumë jemi përqendruar te Marc, që ai dhe Honda të fitojnë titullin, por kemi nevojë për pikët e Lorenzo për t’ia dalë mbanë”, tha shefi i Honda.