MENU

Nuk liberalizohet tregu

Kontrolli i makinave, koncesionarit i zgjatet afati

10.08.2019 - 18:02

Tregu i kolaudimit të makinave nuk do të liberalizohet në shtator, pasi kompania që ushtron koncesionin prej 10 vitesh do të vijojë deri në një afat të pacaktuar.

Mëohet nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë se në 3 shtator përfundon kontrata koncesione 10-vjeçare me kompaninë SGS-në dhe derisa 6 muaj para afatit nuk kanë nisur procedurat rrjedhimisht nuk ka kohë për vendimmarrje në 20 ditët e mbetura.

makina-konica.al
makina-konica.al

Përballë kësaj situate, duket se ministria ka pranuar që kompania të vijojë që të ofrojë këtë shërbim edhe përtej datës së mbarimit të koncesionit deri në momentin që do të liberalizohet tregu apo të lidhet kontrata me një tjetër kompani.

Liberalizimi i tregut do të nënkuptonte licencimin e disa operatorëve në treg duke rritur konkurrencën dhe cilësinë për konsumatorët. Kompania SGS Albania ka të drejtat ekskluzive për të kryer kontrollin teknik të automjeteve.