MENU
klinika

Provojeni!

Kripa e detit, maska natyrale e flokëve

04.08.2019 - 21:05

Na ka ndodhur shumë herë që gjatë plazhit të jemi të detyruar t’i mbajmë flokët me kripën e detit për arsye të ndryshme.

Flokët duken më bukur nëse nuk e heq menjëherë kripën nga floku, por përveç pjesës së bukurisë, duhet të dini se ajo ndihmon edhe në shëndetin e tyre.

Kripa e detit balancon nivelet e acidit në trup, duke eliminuar rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme.

Ajo përmirëson sistemin imunitar, shëndetin kardiovaskular, kontrollon shtypjen e lartë të gjakut, ul nivelet e larta të kolesterolit dhe trajton diabetin.

Për sa i përket flokëve, kripa e detit u vjen në ndihmë personave që kanë flokë të yndyrshëm. Kjo sepse kripa e detit ndihmon në absorbimin e çdo vaji të tepërt dhe përmban minerale, gjë që i bën flokët më të buta dhe më voluminoze.

Përveç periudhës së verës, kur ne mund të lahemi dhe t’i mbajmë flokët për disa orë me kripën e detit, në periudha të tjera përdorimi i kripës së detit në flokë bëhet duke i lagur flokët, e më pas duke shtuar një deri në dy lugë gjelle me kripë.

Masazhojeni dhe më pas mbajeni për disa orë dhe shpëlajeni.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?