MENU
klinika

Mbrojtja lë për të dëshiruar

Krizë tek Manchester United/ Ngec ndaj Southampton!

31.08.2019 - 17:00

Manchester United nuk ia del sërish! Ekipi i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer u ndal në një barazim 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Southampton-it.

“Djajtë e kuq” ndalen në ndeshjen e tyre të tretë radhazi, pasi nuk fitojnë që prej javës së parë kundër Chelseat (4-0). United nuk po arrin të dalë në nivelin e kërkuar, pavarësisht se e nisën sfidën shumë mirë. Ishte Daniel James që gjeti golin e avantazhit me një gol spektakolar.

Afrimi i merkatos së verë po merr rolin e liderit në një ekip që nuk shkon asgjë si duhet. Katër ndeshje, 3 gola për uellsianin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e United.


Pjesa e dytë nis me ritëm tjetër dhe vendasit arrijnë shpejt të barazojnë rezultatin. Jannik Vestergaard në minutën e 58′ shfrytëzon një gabim të Lindelofit dhe i vjedh kohën në një dyluftim ajror.

Ai godet me kokë dhe përshëndet rrjetën për 1-1. United mundohet të reagojë, por nuk ia del mbanë të shënojë golin e fitores, pavarësisht se luajti me një lojtar më shumë për 20 minuta.

Danso doli me të kuq në minutën e 73′ për shkak të një ndërhyrjeje trashanike, por vendasit u mbrojtën mirë dhe fituan një pikë me vlerë. Manchesteri tashmë është në krizë!