MENU
klinika

Detaje

Kthimi i emigrantëve, fluks në Portin e Durrësit

24.08.2019 - 18:18

Në portin e Durrësit ka nisur prej disa ditësh të shtohet fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendet e tyre të punës.

Numri i lartë i pasagjerëve që tejkaloi çdo parashikim të autoriteteve portuale dhe policore, shkaktoi rradhë të gjata dhe pritje disa orëshe.

Këtë të shtunë fluksi në ikje arriti kulmin.

Rreth 9700 pasagjerë dhe 3400 mjete u larguan me tre tragete drejt brigjeve të Italisë.

Ndërkohë, emigrantët ndajnë opinione të ndryshme për Shqipërinë.

“Pushimet shkuan shumë mirë dhe Shqipëria është shumë e bukur.”

“Qëndrova dy javë, po ndryshon dita-ditës për mirë.”

Kjo zonjë, banore e një lagjeje periferike të Durrësit që prej disa vitesh jeton e punon në Itali thotë se infrastruktura lë për të dëshiruar.

Ajo shton se kthehet në Shqipëri vetëm për të takuar nënën e saj

“Vi se kam mamin të vjetër, po të mos kisha njeri nuk do të vija. Punë ka po rrogat nuk janë tamam, kushtet jo.”

Fluksi i udhëtimeve të transportit detar pritet të vijojë deri në fillim të shtatorit, kur emigrantët kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin