MENU

Kandidatët afat deri në 15 shtator

Kuvendi rihap garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese

21.08.2019 - 19:45

Kuvendi rihap konkurrimin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Shkak është bërë shkarkimi nga Vettingu sepse nuk justifikonte pasurinë, i gjyqtarit Fatos Lulos. Gara do të jetë e hapur deri në datën 15 shtator.

  • Njoftimi i Kuvendit:

Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
– të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
– të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
– të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
– të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
– të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
– të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
– të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
– të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
– vjetërsisë në profesion;
– përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
– kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
– treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
– ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
– informacioneve të marra nga institucione të tjera publike