MENU
klinika

Deklarata

Leclerc: Ky është problemi im më i madh me Ferrarin

14.08.2019 - 14:19

Charles Leclerc është piloti i së ardhmes te Ferrari. 21-vjeçari monogask debuton këtë sezon me “kokëkuqen” në Formula 1, por ende nuk ka arritur asnjë fitore.

Disa episode jo në favor e kanë dënuar që të korrë suksesin e parë në karrierë.

Piloti 21-vjeçar, duke bërë një përmbledhje të gjysmës së parë të kampionatit, shpjegon disa nga vështirësitë që ka hasur.

konica sportkonica sport mobile

Mendoj se kam ende për të mësuar shumë në lidhje me menaxhimin e gomave, aty ku Vettel ka më shumë përvojë se unë”, tha Leclerc.

Problemi im më i madh këtë sezon është padyshim ai me gomat. Kjo varet edhe nga mënyra se si unë pilotoj.

Ndoshta pilotoj në mënyrë agresive dhe i konsumoj shumë, ndaj duhet të kuptoj më shumë se si t’i menaxhoj ato dhe të jem më pranë fitores”, tha Leclerc.