MENU
klinika

E bujshme

Lerda kriset me Asanin, e lë mesfushorin në tribunë!

23.08.2019 - 19:00

Gjithçka ndodhi në finalen e Superkupës ditën e diel, ku Partizani mposhti Kukësin me rezultatin 4-2.

Menjëherë sa fillon pjesa e dytë, trajneri Franko Lerda largon Asanin nga fusha, ndërsa në ditët në vijim, u krijua një tymnajë për këtë çështje, me postimet e bëra në rrjetet sociale nga vetë mesfushori. Por gjithçka u shua shpejt.

Deri para pak minutash, kur u publikuan formacionet e të dyja ekipeve dhe Jasir Asani nuk figuronte as tek titullarët, e as te rezervat.

Shkupjani, golashënuesi më i mirë i Partizanit në triumfin e titullit kampion, është lënë në tribunë nga Franko Lerda.

Nga ana e klubit të kuq nuk ka pasur asnjë njoftim për ndonjë problem dëmtimi nga ana e lojtarit, ndaj duket se kemi të bëjmë me një “çështje” ende pa nisur kampionati…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Speciale/Intervista me Ylli Shehun

“Babai me Dinamon, unë zgjodha Partizanin”