MENU
klinika

A po i ecën plani?

Lëvizjet e rrezikshme të Salvinit

20.08.2019 - 15:57

Thirrja e Matteo Salvini për zgjedhje të parakohshme në fillim të këtij muaji kishte për qëllim lëvizjen e tij drejt majës së qeverisë.

Udhëheqësi i Lidhjes parashikoi një votim në tetor, duke rezultuar në emërimin e tij të shpejtë si kryeministër italian. Plani, megjithatë, po ecën ngadalë.

Kryeministri aktual Giuseppe Conte pritet të japë dorëheqjen, në vend që të presë një mocion besimi, dhe të lërë Italinë në duart e Presidentit Sergio Mattarella.

Disa në partinë Lidhja besojnë se Salvini bëri një gabim të madh në thirrjen për një votim të parakohshëm këtë muaj.

kolana e librave

Ish-eurodeputeti i Lidhjes Mario Borghezio, duke u përpjekur të shpjegojë pse Salvini ndërmori atë që tani duket se është një rrezik i madh, tha “Nuk ishte një gabim, ai thjesht nuk mund të parashikonte disa ndryshime të papritura që askush nuk ishte në gjendje t’i imagjinonte,”, duke iu referuar bashkimit të lëvizjes Pesë Yjet dhe Partisë Demokratike në një aleancë të mundshme.

Është shumë herët për të thënë nëse e gjitha kjo do të sjellë fryte për Salvinin. Megjithatë, ai ka mohuar të bëjë çdo lloj kthese.

Nëse Conte jep dorëheqjen, siç besojnë shumë, të gjithë sytë do të kthehen nga Mattarella, i cili u kthye më herët nga pushimet e tij për t’u marrë me krizën. Presidenti ka të ngjarë të shqyrtojë nëse ekziston një shumicë tjetër e qëndrueshme në parlament dhe, nëse jo, kur duhet të jenë zgjedhjet e ardhshme. Kjo mund të jetë ose së shpejti ose vonë në 2023, pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

“Loja e vërtetë do të fillojë me dorëheqjen e Conte,” tha një zyrtar italian të hënën, dhe duket se ashtu do të jetë vërtet…