MENU
klinika

Mes puthjeve, përqafimeve dhe...

Luana Vjollca poston fotot e ëmbla të pushimeve

12.08.2019 - 16:17

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohura dhe të preferuara të publikut shqiptar.

Duke e ditur mirë influencën e saj, moderatorja përpiqet gjithmonë që të postojë gjëra sa më interesante në profilin e saj duke u bërë këstu një shembull i mirë për t’u ndjekur.

Moderatorja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan vazhdimisht me fansat foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Ajo ndodhet në Dhërmi së bashku me familjen e saj, mamanë Maria, motrën e madhe Lira, Marinën dhe mbesën Jori.

Moderatorja ka postuar disa foto nga këto pushime e foto më e veçantë është ajo ku shfaqet e përkëdhelur pranë të ëmës e cila e puth në ballë.

“E bekuar.. Nga Familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqiperise! Faleminderiit Zot”– shkruan Luana.

Nuk ka lënë pa komentuar as motra e saj Marina e cila i ka shkruar:

“Sa njeri te mire e keni ate te dyten ne foto, me fat qe e keni”– ka shkruar Marina duke komplimentuar mamanë e saj.

fdv.PNG

Duket se kjo ka qenë një nga verat më të bukura për moderatoren. Pas pushimeve në vendet tropikale së bashku me të dashurin e saj, Krenarin, tashmë bjonda bukuroshe është rikthyer në Shqipëri për të kaluar pushimet me familjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkëpunim me këngëtarin e njohur

Rikthehet Luana Vjollca/ Publikon këngën e re

Zbulojnë edhe të fshehtat

Luana Vjollca “përfundon” në Nepal

Ku do i shohim këtë sezon?

Ndryshimi i motrave Vjollca ndër vite