MENU
klinika

“Derë e hapur” garon në Sarajevë

Në ekran lufta e pashpallur mes brezave

23.08.2019 - 13:40

      Një film që ngjall jo pak diskutime, vjen si përfaqësues i kinemasë shqiptare. “Derë e hapur” është filmi me regji nga Florenc Papasi, që përfaqëson Shqipërinë në garën kryesore të Festivalit të Filmit në Sarajevë, edicioni i 25-të ai i këtij viti.

 

 

 

 

Elma, një vajzë e re shqiptare, e cila jeton ilegalisht në Itali, është personazhi kryesor i filmit. Ajo është në pritje të një fëmije, ndërsa babai i foshnjes është në burg. Pas deportimit nga policia italiane dhe në rrethanat ku ajo nuk di kujt t’i drejtohet për ndihmë, vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina. Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë, drejt shtëpisë së babait.

 

 

 

 

I gjithë filmi vërtitet rreth një teme shumë të komplikuar dhe gjithmonë aktuale: përplasja mes tradicionales dhe modernes, lufta gjithmonë e hapur mes brezave.

 

 

 

 

Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, “Derë e hapur” është bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.

Kujtojmë, se edicioni i këtij viti i Festivalit të Filmit në Sarajevë, do të mbahet prej datës 16 deri më 23 gusht./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit