MENU
klinika

Skenarët

“Luftë politike”, çfarë pritet të ndodhë sot në Shkodër?

19.08.2019 - 09:31

Ndryshime të forta dhe të papritura erdhën në Bashkinë e Shkodrës pas akuzave të hedhura nga Partia Demokratike përkundrejt Valdrin Pjetrit.

Kujtojmë që PD publikoi dokumente që sipas saj vërtetojnë se kandidati i PS-së është subjekt i dekriminalizimit dhe rezulton i dënuar për trafik droge në Firence të Italisë.

Pas publikimit të këtyre dokumenteve, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga të qenurit në krye të Bashkisë Shkodër.

Çfarë do të ndodhë sot në Shkodër?

Sipas njoftimit të prefektit të qarkut sot do të konstituohet Këshilli bashkiak dhe anëtarët e tij do të marrin mandatin e fituar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Këshilli Bashkiak nuk mund të zgjedhë një kryetar të ri, pasi nuk ka fuqi ligjore të konstatojë përfundimin e mandatit të kryetares aktuale nga radhët e PD, Voltana Ademin.

Sot Partia Demokratike ka planifikuar të mbajë një protestë.

Kjo protestë synon marrjen e Bashkisë nga socialistët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncerti në Amfiteatrin e Tiranës

“Karajfilat e Shkodrës” në Tiranë

Java Evropiane e Lëvizjes

“Dita e Biçikletave” në Shkodër