MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Mbetën mes detit, shpëtohen 7 turistë të huaj në Durrës

14.08.2019 - 21:44

Roja bregdetare në Durrës ka arritur të shpëtojë 7 turistë italianë.

Turistët dhanë alarmin SOS 5 milje larg portit të Durrësit, pasi jahti i tyre pësoi fikje të motorit për shkak të motit, i cili u shoqërua me erë dhe furtunë.

Jahti me flamur italian ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci.

Mësohet se pas incidentit në mes të detit, shtatë turistët italianë kanë kërkuar ndihëm e kapitenerisë së Durrësit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, operacini i shpëtimit ka përfunduar pa pasoja.