MENU
klinika

"Mona Lisa" shkakton kaos

Mbyll dyert Luvri

07.08.2019 - 17:57

      Fluksi i jashtëzakonshëm veror i vizitorëve, në muzeun e famshëm të Luvrit (Paris), ka bërë që biletat të mundësohet vetëm përmes rezervimeve online. Kjo kërkesë, si pasojë e kushteve aktuale, do të zgjasë deri fundin e këtij viti.

Mbipopullimi është kthyer në një problem jo të vogël, për një nga muzetë më të famshëm që sipas statistikave, mbetet më i vizituari në botë, nisur nga fakti që veç veprave të tjera, aty gjendet edhe “Mona Lisa” e famshme, e Leonardo Da Vinçit.

 

 

 

 

 

Radha është kosnsiderueshëm e gjatë. Ne e blemë biletën online, ndaj kemi një kohë të caktuar për vizitën… por, me thënë të drejtën, po rezulton e mundimshme” – thotë një turist.

Problematika u dallua veçanërisht gjatë kësaj vere, kur edhe për shkak të valës së të nxehtit, turistët iu drejtuan muzeve të freskët. Po ashtu lëvizja e përkohshme e kryeveprës së Da Vinçit, “Mona Lisa”, në një tjetër sallë, kjo për shkak të fluksit të vizitorëve, solli jo pak çoroditje.

 

 

 

 

 

Është më mirë se ç’e prisja. Kisha menduar një ndërtesë të vjetër, por kjo është vërtetë moderne dhe e mbushur me artefakte dhe art të hershëm. E mrekullueshme!” – deklaroi një prej vizitorëve.

Mes këtij vërshimi, kushdo që do të vijë pa rezervim, rrezikon të presë gjatë e ndoshta edhe të mos hyjë kurrë brenda. Për këtë arsye, sugjerohet medoemos rezervimi, për të siguruar vizitën brenda muzeut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për herë të parë në Shqipëri

“Nadar, mes rregullave dhe tekave”

I pari teatër shqiptar

‘Dasma e Lunxhërisë’ më 1874

Kryevepra e piktorit në muzeun 'Van Gogh'

“Luledielli” në gjendje kritike…