MENU
klinika

Ku do të përfundojë Icardi?

Mediat italiane plasin ‘bombën’!

20.08.2019 - 20:32

Kur kanë mbetur afërsisht edhe dy javë nga mbyllja e merkatos europiane e ardhmja e Mauro Icardit është një enigmë e vërtetë.

Sot mediat italiane kanë dhënë shumë versione, por ajo më e bujshme ishte ajo e gazetës milaneze ‘Il Giornale’ e cila ka shkruar se sulmuesi i Interit mund të përfundojë te Milan.

Një hipotezë e cila mbetet në kuadrin e thashethemeve, por që mund të pëlqehet shumë nga agjentja e futbollistit Wanda Nara, e cila pëlqen shumë të jetojë në Milano.

Nga ana tjetër Inter do të jepte ‘ok-ejn’ pasi e nuk e konsideron Milanin një rivale për titull, por problem qëndron se kuqezinjtë nuk janë të gatshëm të paguajnë 60 mln euro.

Në ditët në vijim priten të reja rreth kësaj mundësia, por e përditshmja tjetër sportive ‘sportmediaset’ ka një tjetër version.

Sipas saj Mauro Icardi është i vendosur për të qëndruar te zikaltërit dhe këtë e vërteton edhe dëshira e tij për të marrë numrin 7, të njëjtin që mban edhe te kombëtarja argjentinase. Më herët 9 që ka mbajtur te Interi i kaloi Romelu Lukakut.

Për të bindur Conten se është një lojtar i vlefshëm Icardi po përpiqet në maksimum gjatë seancave stërvitore.