MENU
klinika

The Guardian

Mësimet që morëm nga samiti i G7

27.08.2019 - 14:10

Samiti i G7 në Biarritz, përfundoi dhe na tregoi shumë për botën në të cilën jetojmë.

Për fat të keq, ndërkohë që presidentët dhe kryeministrat e vendeve më të pasura të botës pozonin për fotografitë të gjithë së bashku, në anën tjetër të botës Amazona digjej.

Samiti na tregoi për sfidat e udhëheqjes. Për Emmanuel Macron, presidenti i Francës hoqi dorë nga praktika e zakonshme e lëshimit të një komunikate të përbashkët. Pasi Donald Trump shkatërroi deklaratën e fundit në Quebec, duke fyer ushtrinë e tij, kjo ishte ndoshta zgjedhje e mençur.

Samiti pa dashje na tregoi gjithashtu, për multilateralizmin dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, dhe se si këto sisteme gjithnjë të meta të qeverisjes globale, mund të jenë shkuar derjt fundit.

Kjo është për shkak të një pjese të madhe të refuzimit të fuqive në zhvillim të shekullit XX, kryesisht Kinës por edhe shteteve më të vogla, për t’u bindur me rregullat e njerëzve të tjerë që nuk përshtaten me qëllimet e tyre.

Kjo është për shkak të një rritjeje, në Evropë dhe gjetkë, të një nacionalizmi populist të së djathtës. Kjo është për shkak të një dështimi të besimit midis demokracive perëndimore pas vitit 2008.

Megjithatë, nëse Samiti i Biarritzit na tha me përpikëri se G7 nuk është më i përshtatshëm për qëllimin, po nëse diçka tjetër ta zëvendësojë atë?

Paradoksi i epokës sonë është se bota nuk ka qenë kurrë më e lidhur, megjithatë mjetet politike për të vepruar kolektivisht në ndjekje të qëllimeve të përbashkëta janë gjithnjë e më joefikase.

Një rishikim i G7 mund të jetë i pashmangshëm, duke marrë parasysh që SHBA do të presë G7 vitin e ardhshëm.

Është koha për të menduar përsëri se kush e sundon botën, dhe si, nëse ka ende një botë për tu sunduar.

Simon Tisdall është një komentues i çështjeve të jashtme në The Guardian.