MENU
klinika

Pse nuk e ka njohur ende Shqipëria?

Mësuese fshati në Pukë, sot ndan podiumin me emrat e mëdhenj botërorë

12.08.2019 - 11:59

Mirela Sula psikologia që jeton në Londër nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar.

E njohur si “Migrant Woman”, (gruaja emigrante) Mirela bëri bujë rreth 2 vjet më parë teksa tregoi historinë rrënqethesë të saj.

Mirela Sula psikologia që jeton në Londër nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar. E njohur si “Migrant Woman”, (gruaja emigrante) Mirela bëri bujë rreth 2 vjet më parë teksa tregoi historinë rrënqethesë të saj.

Jeta Mirelës nisi si një mësuese në periferi të Pukës dhe po në këtë periudhë jeta e përballi me sfidën më të vështirë.

Mirela humbi vajzën e saj, vetëm 7 muajshe pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Në përpëlitjet e dhimbjes për ta mbajtur gjallë mbaj mend veten duke ecur në rrugët e Tiranës për herë të parë. Teksa i laja me lot ato rrugë duke u munduar të përballoja klithmat e sime bije në spital e pyesja veten: çfarë do ndodhë me jetën time, jam vetëm 22 vjeçe dhe më duket vetja si e humbur në këtë botë që duket krejt e huaj për mua.

Për herë të parë eksplorova Tiranën dhe shihja që shoqet e mia shkonin në shkollë apo ndiqnin ëndrrat e tyre, ndërsa unë dergjesha në spital e zhytur në depresion me time bijë vetëm 7 muajshe. E kush mund t’i kuptonte ankthet e një gruaje të re fshati si unë. Fundja kush isha unë?

Askushi, një nuse fshati që duhej të fshija çdo ditë oborrin, të piqja bukën në furrë, të prisja berret kur vinin nga mali, të milja lopën, të laja rrobat me dorë dhe për këtë duhej të ndizja një zjarr të madh përjashta me një kazan të madh me ujë të ngrohtë teksa ngrija së ftohti në borë.

Ja kështu ka nisur udhëtimi im. Kur humba edhe time bijë e cila nuk ia doli dot të jetonte thashë se udhëtimi mbaroi, kaq ishte”, rrëfente asokohe Mirela.

Pas kësaj Mirela u vendos në Londër dhe tashmë është një ndër shqiptaret me poste më të larta jashtë kufijve të vendit.

Tashmë në Londër, krahas studimeve të doktoraturës Mirela ka ndërmarrë një sërë iniciativash dhe në mënyrë paralele është angazhuar me shumë projekte globale. Sukseset e saj nisën fillimisht me “Albanian Woman” një revistë për gratë shqiptare që jetojnë në mbarë botën, pastaj me “Migrant Woman” një platformë që përfshin botimin e një reviste dhe shoqatën në ndihmë të grave emigrante.

Pjesë e kësaj platforme është organizimi vjetor i një Konference Ndërkombëtare, e vetmja në llojin e vet ku jepen çmime për të vlerësuar arritjet e grave emigrante në Angli. Më vonë Mirela themeloi edhe “Global Woman” një platforme globale që ka synim të bashkojë gratë profesioniste në botë dhe t’i ndihmojë ato në arritjen e synimeve të tyre. Pltaforma e Global Woman përfshin: “Global Woman Magazine”, oragnizimin e “Global Woman Summit”, “Global Woman Entrepreneurship Forum”, “Global Woman Club” dhe “Global Woman Institute”.

Mirela ka lançuar programin e saj të mentorimit “Fuqizimi i Gruas përmes Fuqizimit të Mendjes” dhe është ftuar në mbarë botën si lektore për të folur për këtë temë në konferenca të ndryshme.

Ajo ka ndarë të njëjtin podium me emra të mëdhenj botërorë si Dr John Demartini, Dr Ervin Lazslo, Dr Fab Mancini, Sharon Lechter, John Lee, Fiona Harrolds etj.

Mirela ka qenë e ftuar në media të ndryshme në Angli si: BBC Radio për emisionin e famshëm “Ora e Grave”, London Live në emisionin e lajmeve dhe intervistë kryesore dhe puna e saj është pasqyruar në shumë gazeta për biznesin dhe kulturën në Angli përshirë edhe Evening Standard.

Në 2015, Mirela është zgjedhur si “Gruaja Frymëzuese e Vitit” në Angli dhe në 2014 është zgjedhur si një ndër dhjetë gratë lidere në botë për ditën e “Entrepreneurship” nga ICSB (International Council for Small Businesses) Keshilli Ndërkombëtar i Bizneseve të Vogla.

Në Dhjetor 2016 Libri i saj “Mos e Lër Mendjen Të ikë” fitoi çmimin “Radio Works Author Awards” si libri më i mirë i vitit në fushën e vetë zhvillimit. Në Mars të këtij viti Mirela është vlerësuar me çmimin “Gruaja më Influencuese e vitit” nga kompania “Best You” lider në fushën e vetëzhvillimit në Angli.

Ajo është drejtuese e ‘Global Woman’ në Londër, shoqatë që funksionon për mbrojtjen e të drejtave të grave në botë.

  • Librat e Mirela Sulës, të botuar:

1995 – “Leje për të jetuar” (“Permission to live”), poezi
1997 – “Të jetosh përgjysmë” (“Living in half”), prozë
1998 – “Elvana”, prozë
2000 – “Ani Piterpani”, prozë
2001 – “Fundjavë me Florën” (“Weekend with Flora”), prozë
2002 – “Atje vonon Pranvera” (“The spring came late”), poezi
2002 – “Horizonte”
2003 – “Hartat e dhimbjes” (“Map of pain”), poezi
2003 – “Eyes of Struga”
2004 – “Gjëra që s’na takojnë” (“The things that does not pertain to as”), poezi
2005 – “Pasion i pjesëtuar” (“The passion”), roman
2006 – “Gënjeshtra të bardha” (“The white lie”)
2008 – “Kur jetës i bie rruga nga ti” (“When I pass in your soul”), përmbledhje poetike
2012 – “Dialog to myself”
2012 – “Do not let your mind abandon you”
2013 – ”Don’t let your love go”