MENU

I vendos kushtet për Correa!

Milani fut në hall Atletico Madrid

15.08.2019 - 18:18

Angel Correa është objektivi i madh i Milanit, por deri tani asgjë nuk ka lëvizur.

Kuqezinjtë janë të bindur se në fund Atletico Madrid do të dorëzohet dhe do të heqë dorë nga pretendimet për 55 mln euro, aq sa ka arritur të ofrojë Monaco.

Pikërisht francezët janë gati të paguajnë, por problemi është se futbollisti argjentinas ka thënë “jo” dy herë dhe po pret kuqezinjtë.

Kështu, Atletico Madrid, që ka mbyllur për Rodrigon por nuk ka para për të bërë zyrtarizimin (Valencia do 60 mln euro), tani duhet të gjejë një zgjidhje…

Agjenti i Correas është nisur për në Madrid për të biseduar. Milani arrin deri në 40 mln euro dhe 5 mln euro të tjera që janë bonuse vështirë të arritshëm.