MENU
klinika

Pas 9 vitesh martesë...

Modelja e njohur shtatzënë për herë të parë

14.08.2019 - 17:35

Modelja e njohur, Alshey Graham është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Modelja e ndau lajmin emocionues, me anë të një postimi në Instagram, ditën e përvjetorit të martesës me Justin Ervin.

“Sot 9 vite më parë, unë u martova me dashurinë e jetës time. Ka qenë rrugëtimi më I bukur me personin tim të preferuar. Sot, ndihem po kaq e bekuar, mirënjohëse dhe e ngazëllyer për të festuar me familjen tonë që po rritet. Gëzuar përvjetorin Justin Ervin. Tani jeta jonë do të bëhet dhe më e bukur”, ka shkruar ajo.

Modelja e njohur duket se është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe për të ndarë lajmin e ëmbël ka pritur ditën e veçantë.

Ajo dhr Justin Ervin kanë 9 vite martesë dhe pas kaq shumë kohësh do të bekojnë dashurinë e tyre.