MENU
klinika

Dukuritë natyrore

Moti në botë me viktima, përmbytje, borë dhe zjarre

12.08.2019 - 16:31

Në Indi dhe Azi është rritur mbi 270 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve nga shirat dhe ciklonet stinore. Ndërkohë që Europa dhe Ballkani përjetojnë temperatura përvëluese, kontinenti i Australisë në periudhën e vet dimërore është mbuluar nga dëbora.

Pjesë të ndryshme të planetit po përballen me dukuri natyrore herë fatale, e diku tjetër të jashtëzakonshme.

Gjatë fundjavës, në Kinë dhe Indi u rrit në mënyrë tragjike numri i viktimave të prekur nga stuhitë tropikale, përmbytjet dhe rrëshiqtjet e tokës.

Bilanci i të vdekurve në shtetet shtetet indiane dhe ato azatikojugore si Pakistani, Nepali dhe Bangladeshi u rrit të hënën mbi 230.

Qindra mijëra të tjerë po strehohen në kampe të përkohshme për shkak të shkatërrimit masiv që kanë lënë pas shirat e rrëmbyer stinorë.

Cikloni tropikal “Lekima”, ndërkohë, në Kinën Lindore u ka marrë jetën të paktën 44 personave dhe ka detyruar evakuimin e mbi 1 milion të tjerëve.

kolana e librave

permbytjet konica.al

Viktimat mbetën të vrarë si pasojë e përmbytjes nga çarja e digës në zonën ku ata ndodheshin.

Vetëm në një provincë të vendit, dëmet katastrofike që ka shkaktuar tajfuni vlerësohen mbi 3 miliardë dollarë.

Ndërsa Australia dhe Europa po përjetojnë fenomene atmosferike të kundërta.

Pjesa juglindore e Australisë është përfshirë nga një valë e acartë dimërore, dhe disa rajone kanë raportuar sasinë më të madhe të reshjeve të dëborës këto dy dekadat e fundit.

Nga ana tjetër, kontinenti i vjetër po digjet nga i nxehti përvëlues, veçanërisht rajoni i Ballkanit, ku termometri këtë fillim jave pritet të shënojë mbi 40 gradë Celsius.